Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbappe, Messi dhe Topi i Artë/ Ronaldinho nuk vendos mes Benzema dhe Salah

Kylian Mbappe mund të bëjë histori në Paris. Është ky mendimi i Ronaldinhos, me brazilianin që thekson se sulmuesi ka shansin të shndërrohet në një legjendë të PSG ndërsa ish-futbollisti foli edhe mbi Benzema e Salah që diskutojnë Topin e Artë për vetë sezonin që kanë zhvilluar ndërsa nuk mungoi edhe një koment mbi Lionel Messi.

“Mbappe është padyshim një nga lojtarët më të mirë të momentit, por edhe së të ardhmes. Ai është një lojtar që do të bëhet pjesë e historisë së futbollit dhe meriton gjithë respektin e mundshëm. Do të na dhurojë shumë kënaqësi në fushë, aktualisht Mbappe është lojtari më i mirë i PSG. Klubi francez ka në organikë disa nga lojtarët më të mirë të botës, isha i sigurt se edhe nëse Mbappe largohej, atëherë PSG do ta zëvendësonte me një emër të madh.

Messi te PSG? Nëse miku im është i lumtur te PSG, atëherë vendimi për t’u transferuar në Francë është i duhuri. Mendoj se ai është i lumtur, kaloi një periudhë ambientimi në fillim të aventurës parisiene, por ai është votuar se lojtari më i mirë në botë pasi fitoi Topin e Artë.

Topi i artë për këtë sezon? Benzema ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por edhe Salah ka pasur një vazhdimësi të mahnitshme në vitet e fundit. Për momentin ata janë dy sulmuesit më të mirë në botë dhe të dy e meritojnë Topin e Artë. E meritojnë të jenë në këtë pikë të karrierës pasi i kanë dhënë shumë futbollit”, u shpreh Ronaldinho.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...