Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbappe: Në Francë duhet të rikthehemi të frikshëm, dihet objektivi i PSG

Të gjithë sytë janë tek Kylian Mbappe. Sulmuesi rinovoi kontratën me PSG dhe tashmë i duhet të udhëheqë skuadrën parisiene drejt triumfit në Champions League, pasi siç e thekson edhe vetë francezi në një intervistë të fundit, triumfi europian është objektivi më i madh për parisienët. Ndër të tjera, Mbappe shton se në sezonin e fundit, PSG nuk arrinte të frikësonte kundërshtarët në fushë dhe diçka e tillë sipas tij duhet të ndryshojë shumë shpejt.

“Në sezonin e fundit ne nuk ishim të frikshëm, madje secila skuadër mund të na dëmtonte. Duhet të kthehemi dhe të intimidojmë skuadrat e tjera në Francë, u bënë dy vite që na mungon një karakteristikë e tillë.

Objektivi? Epo, ai dihet është Champions League. Është një objektiv që ne e kemi të deklaruar dhe sigurisht do të punojmë shumë për të. Nuk ka nevojë për shumë fjalë rreth Champions League, mjafton të theksohet se ne e duam shumë atë trofe”, u shpreh Mbappe.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...