Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbappe, Neymar dhe Messi nuk e trembën aspak, portieri i Nantes modest: Si Neuer? Jo, dihet kush jam

PSG pësoi humbjen e parë prej tetorit në mbrëmjen e së shtunës teksa parisienët u mposhtën në transfertë nga Nantes me rezultain 3-1. Trajneri Mauricio Pochetino i kishte hedhur në fushë yjet e tij të sulmit, por Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar u përballën me një mur të vërtetë siç u shfaq portieri i Nantes, Alban Lafont.

Ky i fundit u mposht vetëm nga Neymar në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo pak minuta më vonë “hipnotizoi” brazilianin nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri 23-vjeçar madje u vlerësua me notën 10 nga L’Equipe për performancën ndaj kryeqytetasve, megjithatë francezi mbetet modest ndërsa i pyetur nëse ndihet si Neuer, theksoi se vazhdon të mbetet i njëjti si para ndeshjes ndaj PSG.

“Dikush tha që isha dukur si Neuer ndaj PSG, por jo nuk është e vërtetë. Të gjithë e dinë se kush jam unë dhe ndaj PSG isha vetvetja. Jam shumë i lumtur për paraqitjen time dhe punoj çdo ditë për t’u përmirësuar, dua të arrij maksimumin.

Në çdo stërvitje mendoj për të arritur në nivelet më të larta. Për fitoren ndaj PSG nuk duhet të kemi asnjë eufori, ishte e mrekullueshme por duhet të qëndrojmë të përulur sepse kampionati ka edhe shumë ndeshje dhe ne duam ta mbyllim sa më lart në klasifikim. Tani të shohim përpara se[se ndeshja me PSG është e mbyllur”, u shpreh Lafonte.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...