Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbappe një hap larg PSG për 180 mln Euro

Kylian Mbappe afrohet gjithnjë e më shumë me Paris Saint Germain. Pasi bënë të mundur transferimin e brazilianit Neymar nga Barcelona në Parc Des Princes drejtuesit e klubit parizien janë shumë pranë arrijtes së marrëveshjes me Monacon për talentin francez i cili do të bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në merkato, pas Neymar. Për 18-vjecarin interesoheshin edhe Reali i Madridit e Barcelona por mediat spanjolle e kanë bërë fakt të kryer kalimin e Mbappe te Paris Saint Germain, dhe për Los Blancos dhe katalanasit, sulmuesi i përfaqësues së gjelave do të mbetet thjeshtë një ëndërr. Monaco është dorëzuar më në fund dhe ka pranuar tua shesë Mbappe-në rivalëve në garën për titull në Ligue 1. Për kartonin e lojtarit Paris Saint Germain do të derdhë në arkat e klubit nga Principata shumën e cmendur të 180 milionë Eurove, ndërsa vlera e transferimit të Mbappe mund të kapë shifrën e 200 milionë Eurove nëse përfshihen edhe bonuset. Edhe vetë sulmuesi do të përfitojë një pagë faraonike pasi do të firmosë me Paris Saint Germain-in, një kontratë 3-vjecare me një pagë prej 18 milionë Eurosh në sezon. Mbappe te Parisi pritet të formojë një treshe ëndrrash në sulm sëbashku me Neymar dhe Cavanin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...