Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbappe: Nuk po “vjedh” askënd, i meritoj të gjitha paratë që fitoj!

Kylian Mbappe është një nga personazhet më të përfolur në botën e futbollit. Sulmuesi i Paris Saint-Germain konsiderohet gjerësisht si lojtari më i mirë për momentin e si rrjedhojë edhe të ardhurat e tij janë në majat më të larta. Megjithatë, francezi i bindur për potencialin e tij, së fundmi thekson se ai i meriton të gjitha paratë që fiton dhe se nuk po “vjedh” askënd.

“Unë edhe kur isha në moshën 12-vjeçare e dija mirë se sa para qarkullohet në futboll. Unë i meritoj çdo qindarkë që fitoj, besoj se nuk po vjedh askënd apo jo? Kështu funksionon bota në ditët e sotme”, u shpreh Mbappe.

Lexo edhe:

Ndër të tjera, 25-vjeçari shtoi se i mungon jeta e përditshme dhe e thjeshtë jashtë qëndrës së vëmendjes, pa qenë kudo në fokusin e kamerave.

“Më ka marrë malli të shkoj në një restorant dhe të qëndroj i pashqetësuar nga njerëzit. Apo të dal me shokët e të shkoj në një festë. Mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta në jetë”.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...