Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mbappe nuk vjen vetëm në Madrid, merr vëllain dhe një lojtar tjetër të PSG

Telenovelës Kylian Mbappe po i vjen fundi shumë shpejt me lojtarin që e shndërroi në zyrtare faktin se nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain. Përfaqësuesit e sulmuesit po negociojnë me klubin spanjoll dhe pritet të mbërrijnë shpejt në një marrëveshje për ta prezantuar Mbappe në stadiumin Santiago Bernabeu. Megjithatë, duket se pjesë e këtyre negociatave nuk është vetëm Mbappe, por edhe dy emra të tjerë që francezi kërkon t’i transferojë në Madrid.

Lexo edhe:

Bëhet fjalë për vëllain e tij, Ethan si dhe mbrojtësin Achraf Hakimi, një mik i ngushtë i Mbappe. Për këtë të fundit, madrilenët janë dakord ta transferojnë teksa e njohin mirë pasi marokeni ka qenë edhe më parë pjesë e Los Blancos teksa e shohin si zëvendësuesin ideal të Carvajal apo Nacho.

Ndërsa, mbeten skeptik për vëllain e Mbappe, duke qenë se organika e Realit është e mbushur me lojtarë të rinj dhe të talentuar, e vështirë se mund të ketë vend për një tjetër emër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...