Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbappe operacion i komplikuar, Ancelotti hedh sytë nga Salah

Carlo Ancelotti u rikthye me kënaqësi të drejtojë Realin e Madridit, teksa edhe misioni i tij i dytë në pankinën e Los Blancos do të jetë ai i rikthimit te suksesi në kampionat e mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian ka marrë garanci nga presidenti Perez, për investime të rëndësishme në merkato dhe ëndrra e vërtetë e të gjithë madrilenëve është që të transferojnë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin francez Kylian Mbappe.

Ky i fundit e mirëpret një transferim te gjigantët madrilenë, por pengesë po bëhet Paris Saint Germain, që jo vetëm nuk aprovon shitjen, por po provon ta joshë të rinovojë kontratën me klubin francez.

Pikërisht për këtë arsye, Ancelotti po mendon për planin B dhe sipas mediave spanjolle i ka kërkuar presidentit Florentino Perez t’i sjellë në Madrid sulmuesin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sulmuesi 29-vjeçar është pjesë e Liverpoolit prej katër sezonesh, por në jo pak raste ka konfirmuar dëshirën për të ndërruar ambient dhe kjo verë mund të jetë e duhura për t’u larguar nga “Anfield Road”, në kërkim të një eksperience të re, me një nga klubet më të lakmuara.

Edhe operacioni për blerjen e Salah nuk është aspak i lehtë, pasi egjiptiani është një pikë e rëndësishme e formacionit të Klopp, por drejtuesit e Liverpoolit mund të dorëzohen përballë vullnetit të vetë lojtarit dhe një oferte prej të paktën 100 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...