Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbappe: Pele është “Mbreti”, krahasimet me të, të tepërta

Kylian Mbappe në gjurmët e emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit. Mbappe shënoi më shumë se një herë në Botërorin e Rusisë, madje e gjeti rrjetën në finale, duke përsëritur skenarin e realizuar më parë nga ikona Pele në moshën 17-vjeçare. Sukses që Pele e përsëriti më pas edhe dy herë të tjera. Gjithsesi, sot 20-vjeçari Mbappe ka ende shanse që të luajë edhe në tre Kupa të tjera të Botës me Francën e tij. Mbappe dhe Pele u takuan në Paris, ku legjenda braziliane, tashmë 78-vjeç, tha se “ylli” në ngjitje francez mund ta arrijë rekordin e tij të golave.

“Pa diskutim që Mbappe ka aftësinë të shënojë 1000 gola, unë realizova 1025 në karrierë dhe ai mund ta bëjë diçka të tillë. Nuk e njihja Mbappenë, por kur njerëzit me thoshin se Ai është “Peleja i Ri” sigurisht që ishte një kënaqësi shumë e madhe. I uroj shumë fat jo vetëm si lojtar por edhe me shokët e skuadrës. Duhet fat edhe që të kesh një skuadër të mirë në krah.”

Mbappe, i cili ka shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet deri më tani, u shpreh se ndihej shumë i lumtur nga prania dhe takimi me Pelen dhe nga krasimi që i bëjnë me të.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam pranë tij, është një takim që do të mbetet në kujtesën time. Ai është një legjendë e gjallë e futbollit, mendoj se krahasimet me të janë të tepërta për mua, ka vetëm një mbret këtu dhe ai është ulur pranë meje. Jam thjesht Mbappe, po mundohem të bëj më të mirën për veten, skuadrën dhe kombëtaren time.”

Takimi i brezave të futbollit në Paris u mbyll me fjalën e Peles, i cili beson shumë te potenciali i Mbappesë. Ai tha se talenti francez është i destinuar për të bërë gjëra të mëdha dhe të fitojë të gjitha trofetë kolektive apo edhe ato individualë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...