Ligue 1

Mbappe përshëndet Tuchel: Askush nuk do ta harrojë punën tuaj këtu

Trajneri gjerman Thomas Tuchel u shkarkua dje nga Paris Saint Germain, me një vendim të beftë, që erdhi vetëm pak orë pas fitores së thellë 4-0 ndaj Strasburgut, ndërsa në vendin e tij u emërua argjentinasi Maurizio Pocchetino.

Në fakt shkarkimi i 47-vjeçarit gjerman ishte paralajmëruar që gjatë muajit shtator, ku disa deklarata publike të tij nuk i pëlqyen aspak drejtorit sportiv të skuadrës, brazilianit Leonardo.

Megjithatë Tuchel qëndroi për më shumë se dy sezone në “Parc des Princes” dhe arriti të fitojë dy tituj kampionë me PSG-në si dhe të çojë skuadrën deri në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin që lamë pas, ku u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Bayern Munich.

Një nga njerëzit që e ka vlerësuar më së shumti trajnerin gjerman për punën e bërë te PSG-ja, është pikërisht sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe, i cili i ka dedikuar një postim përshëndetës në rrjetet sociale, Tuchelit.

“Për fat të keq kështu është ligji i futbollit. Askush nuk do ta harrojë punën tënde këtu. Ke shkruar një kapitull të bukur të klubit. Faleminderit”, shkroi Mbappe në rrjetet sociale, për të përshëndetur trajnerin Tuchel në ditën e fundit të punës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency