Ligue 1

Mbappe respekton deri në fund klubin e PSG, shtyn kontaktet me Realin

Kylian Mbappe dhe Real Madrid janë të destinuar të përfundojnë të bashkuar në verën e ardhshme, teksa palët tentuan merkaton e kaluar, por PSG bëri një rezistencë të madhe duke mohuar edhe përfitimet financiare.

Mirëpo, Kampionit të Botës i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe ka vendosur të mos e rinovojë ndaj prej ditës së nesërme, Mbappe ka të drejtën të kontaktojë dhe të sigurojë një marrëveshje me Real Madridin.

Por, nga Franca raportojnë se futbollisti do të respektojë deri në fund parisienët dhe nuk do të përpiqet të gjejë dakordësinë me madrilenët  në muajin janar. Një nga arsyet e këtij vendimi është edhe fakti se në shortin e Champions League për  fazën e 1/8-tave, PSG do të përballet pikërisht me klubin spanjoll dhe Mbappe kërkon të jetë 100% i fokusuar në skuadrën e tij aktual.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency