Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mbappe rrëzon Lewandowskin nga froni dhe ngjitet në majën e futbollit evropian

Viti 2022 u mbyll dhe bashkë me të edhe gara për golashënuesin më të mirë të vitit kalendarik. Emra si Benzema, Messi, Lewandowski, Mbappé dhe Haaland shfaqen në mesin e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola, por tani është koha për të përcaktuar listën përfundimtare.

Mbappé, në krye

Francezi i Ligue 1 e mbylli vitin kalendarik 2022 si golashënuesi më i mirë evropian për klubet dhe ekipet kombëtare për herë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi i PSG-së ka kaluar Erling Haalandin dhe Robert Lewandowskin, që e mbyllën në krye në dy vitet paraardhëse.

Kylian Mbappé, në moshën 24-vjeçare, ka shënuar 56 gola për klubin dhe kombëtaren e tij, sipas të dhënave nga UEFA.com. Në këtë vit kalendarik ka realizuar 5 tregolësha dhe tetë penallti.

Haaland dhe Lewandowski kompletojnë podiumin

Erling Haaland është lojtari i dytë që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2022, plot 45 (pa llogaritur golin e shënuar më 31 dhjetorit, në Premier League). Ndërsa lojtari i Barcelonës, ​​Robert Lewandowski, pozicionohet në vendin e tretë me 42 gola.

Edhe pse norvegjezi është golashënuesi i dytë më i mirë në vitin 2022, ka mesataren më të lartë të golave për ndeshje, 1.07.

10 golashënuesit më të mirë në 2022

Në klasifikimin e përgatitur nga UEFA të futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola në vitin 2022, janë përfshirë golat me klubet në ligat më të larta evropiane dhe në kupat kombëtare. Janë përjashtuar gola e shënuar në ndeshjet miqësore. Gjithsesi, golat në miqësoret ndërkombëtare janë marrë parasysh.

Ky është klasifikimi i dhjetë golashënuesve të vitit 2022, pa llogaritur golat më 31 dhjetor:

 

Kylian Mbappé: 56 gola në 56 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Francë)

Erling Haaland: 45 gola në 42 ndeshje, (Dortmund/Man. City dhe Norvegji)

Robert Lewandowski: 42 gola në 50 ndeshje (Bayern/Barcelona dhe Poloni)

Mehdi Taremi: 37 gola në 51 ndeshje (Porto dhe Iran)

Christopher Nkunku: 37 gola në 58 ndeshje (Leipzig dhe Francë)

Lionel Messi: 35 gola në 51 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Argjentinë)

Ricardo Gomes: 35 gola në 51 ndeshje (Partizan)

Harry Kane: 35 gola në 62 ndeshje (Tottenham dhe Angli)

Amahl Pellegrino: 34 gola në 46 ndeshje (Bodø/Glimt)

Karim Benzema: 33 gola në 39 ndeshje (Real Madrid dhe Francë)

 

Fituesit e 10 viteve të fundit:

2021: Robert Lewandowski: 69 gola në 59 ndeshje (Bayern dhe Poloni)

2020: Robert Lewandowski: 47 gola në 44 ndeshje (Bayern dhe Poloni)

2019: Robert Lewandowski: 54 gola në 58 ndeshje (Bayern dhe Poloni)

2018: Lionel Messi: 51 gola në 54 ndeshje (Barcelona dhe Argjentinë)

2017: Harry Kane: 56 gola në 52 ndeshje (Tottenham dhe Angli)

2016: Lionel Messi: 59 gola në 62 ndeshje (Barcelona dhe Argjentinë)

2015: Cristiano Ronaldo: 57 gola në 57 ndeshje (Real Madrid dhe Portugali)

2014: Cristiano Ronaldo: 69 gola në 59 ndeshje (Real Madrid dhe Portugali)

2012: Lionel Messi: 91 gola në 69 ndeshje (Barcelona dhe Argjentinë)

2011: Cristiano Ronaldo: 60 gola në 60 ndeshje (Real Madrid dhe Portugali)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...