Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Mbappe s’donte të luante më me Francën…”, “ylli” i PSG-së i kundërpërgjigjet presidentit të Federatës

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i befasoi të gjithë në një intervistë të fundit për mediet e vendit të tij duke deklaruar se Kylian Mbappe nuk donte të luante më me përfaqësuesen e Francës, sepse, sipas pretendimit të sulmuesit të PSG-së, Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së humbur ndaj Zvicrës në finalet e Euro 2020, një vit më parë.

Mirëpo kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak “yllit” të PSG-së, që ka reaguar shkurt në Twitter, duke dhënë një tjetër version të ngjarjes.

“Po, por në fund i shpjegova se kishte lidhje me racizmin dhe jo me penalltinë. Por ai mendonte se nuk kishte pasur racizëm…”

Një përplasje që vjen në një moment aspak pozitiv për “Gjelat”, rreth pesë muaj para Botërorit “Katar 2022”, dhe kur  ka marrë vetëm dy pikë në katër ndeshje në Nations League (dy humbje dhe dy barazime), ecuri që rrezikon seriozisht rënien në Ligën B të Nations League.

 

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...