Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mbappe skualifikohet me 3 ndeshje, Këpuca e Artë Europiane, formalitet për Messin!

Këpuca e Artë europiane për sezonin 2018-2019 i përket Lionel Messit. Me 34 golat e tij edhe nëse nuk shënon në 3 javët e fundit të La Ligas, argjentinasi i Barçës do të shpallet shënuesi më i mirë në Europë, pasi rivali i tij i madh në këtë garë, talenti i Paris Saint Germain Kylian Mbappe autori i 30 golave në Ligue 1, është skualifikuar me 3 ndeshje nga komisioni i Disiplinës në Francë për kartonin e kuq që mori në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes dhe do të kthehet i gatshëm vetëm për 2 javët e fundit të kampionatit pasi në Ligue 1 kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur ndërsa një ndeshje skualifikim Mbappe e shelu në mesjavë ndaj Montpellier.

Një goditje e rëndë kjo për Mbappe që do të ketë mundësi të luajë vetëm në sfidat ndaj Dijon dhe Reims dhe dy ndeshje janë vërtetë pak për të rikuperuar 4 gola ndaj Messit duke ditur që argjentinasi mund të realizojë gola të tjerë në 3 sfidat e fundit të La Ligas. Mbappe u skualifikua me 3 ndeshje për atë ndërhyrje horror që bëri në minutat e fundit të shtesave në finalen e Kupës ndaj Rennes që PSG e humbi me penallti. Ndërkohë ende nuk është marrë një vendim për Neymar i cili rrezikon nga 3 deri në 8 ndeshje pezullim për faktin se goditi me grusht një tifoz në momentin që po ngjitej në podium të merrte medaljen e humbësit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...