Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbappe te PSG, “bombat” e minutave të fundit

Kylian Mbappé është zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain. Ylli 18-vjeçar francez i bashkohet në këtë mënyrë brazilianit Neymar, ndërsa kalimi i tij në Paris u realizua me formulën e huazimit deri në vitin 2018 me të drejtën e blerjes së kartonit për 180 milionë euro. Në këtë mënyrë, Mbappe bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori, pikërisht pas Neymar.

Kjo nuk ishte bomba e vetme e orëve të fundit të merkatos, që kanë qenë frenetike dhe me transferime të rëndësishme. Pas ofertës prej 49 milionë euro për Mahrez të Leicester, Chelsea bleu edhe mbrojtësin e qendrës, Zappacosta për 25 milionë euro nga Torino.

Në Angli, Liverpooli siguroi  Oxlade-Chamberlain nga Arsenali. Reds fituan garën me Chelsea-n për mesfushorin 24-vjeçar , duke derdhur në arkat e “topçinjve” mbi 43 milionë euro.

Goditje të rëndësishme edhe për Tottenhamin, që bleu mbrojtësin e djathtë, Aurier nga Paris Saint Germain për më tepër se 20 milionë euro. “Spurs” afruan edhe spanjollin Fernando Llorente nga Sëansea për 13 milionë euro.

Befasoi edhe Sëansea, që afroi në skuadër Renato Sanches. Talenti portugez kërkohej nga shumë klube të mëdha, por në fund ishte ekipi nga Uellsi që luan në Premier League-n angleze ai që siguroi huazimin nga Bayern Munchen.

Interi largoi Gabigol, me sulmuesin brazilian që transferohet te Benfica, me formulën e huazimit me të drejtë blerje për 25 milionë euro, ndërsa zikaltërit do të mbajnë edhe një përqindje në rast se lojtari do të shitet në të ardhmen.

Milani në anën tjetër transferoi M’baye Niang te Torino. Operacioni i vështirë për sulmuesin u realizua me formulën e huazimit me detyrim blerje për rreth 20 milionë euro.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Futboll

Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe...