Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mbappe te Reali/ “Bëhuni gati”, zbulohen fjalët e presidentit Perez

Kylian Mbappe do të vazhdojë karrierën te Reali i Madridit. “Ylli” francez po luan sezonin e fundit me PSG-në dhe në verë do të largohet si lojtar i lirë drejt “Santiago Bernabeut”.

Footmercato raporton se Florentino Perez, presidenti i “Los Blancos”, gjatë orëve të fundit ua ka thënë troç lojtarëve se Mbappe do të jetë shoku i tyre duke nisur prej verës.

Lexo edhe:

Te Reali janë gati të mirëpresin 24-vjeçarin, aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Një përforcim fantastik ky për klubin spanjoll dhe për teknikun Carlo Ancelotti.

Vetë ëndrra e madhe e sulmuesit francez ka qenë të luante një ditë në mitikun Bernabeu, diçka që do e bëjë realitet duke nisur prej sezonit të ri.

Menaxherja e Mbappesë, e cila është nëna e lojtarit, bisedon prej kohësh me presidentin Perez. Marrëveshja është arritur, diçka që konfirmohet edhe nga fjalët e presidentit kundrejt lojtarëve të Realit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...