Rafael Leao po bën të pamundurën për të qenë gati. Por aktivizimi i tij në derbin e së mërkurës ndaj Interit është shumë i vështirë.
Tërheqja muskulore në takimin ndaj Lazios pritet t’i kushtojë mungesën në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Ylli i kuqezinjtë është shumë afër rinovimit, ndërkohë që në prononcimin për The Residency fton Kylian Mbappe t’i bashkohet në “San Siro”.
Lexo edhe:
- VIDEO/ “Maradona” në festë, Fiorentina bën “korridorin e nderit” për kampionët
- Dominim i Red Bullit në Miami, Verstappen thellon diferencën me Perez
- VIDEO/ Përleshje e gjashtë lojtarë me karton të kuq, degjeneron “Superclasico”
- Koret raciste ndaj Vlahovicit, reagon edhe presidenti i FIFA-s
“Mos u shqetësoni për dëmtimin tim. Do të rikthehem shpejt. Atmosfera te Milani është më e mira që kam shijuar ndonjëherë. Momenti më i bukur ishte kur fituam titullin.
Mbappe? Kylian është një tifoz i Milanit, ai duhet të vijë këtu”, shprehet 23-vjeçari portugez, i cili ka një koment edhe për Charles De Ketelaere.
Belgu është zhgënjimi më i madh i kuqezinjve këtë sezon, por Leao ka besim se De Ketelaere do të jetë ndryshe në të ardhmen.
“Charles do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në të tashmen dhe në të ardhmen, ai ka cilësi të shkëlqyera”.
