Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Mbappes i ndryshuan ëndrrën, pati presion politik dhe ekonomik”, Perez i jep shpresë sulmuesit

Si rrallëherë, Real Madrid doli i humbur nga një betejë në merkato teksa PSG bindi Kylian Mbappe për të rinovuar kontratën dhe për të refuzuar madrilenët. Sulmuesi u shndërrua në një çështje kombëtare derisa për ta bindur të qëndronte në Francë, përveç të mirave financiare, ndërhyri edhe presidenti Emmanuel Macron.

Nga ana tjetër, te Reali u ndjenë të tradhëtuar pasi futbollisti iu ishte premtuar. Gjithsesi, dyert e Los Blancos për Mbappe nuk janë mbyllur përfundimisht dhe këtë e thekson vetë presidenti i “Galaktikëve”, Florentino Perez. Në një intervistë për Chiringuito, Perez theksoi se Mbappes iu desh të hiqte dorë nga ëndrra e tij, megjithatë pas tre vitesh ai mund të luajë për Real Madrid.

“Nuk e kam thënë kurrë se Kylian Mbappe nuk do të ketë më mundësinë të luaj për Real Madrid. Në tre vite shumë gjëra mund të ndryshojnë, por unë nuk dua këtë version të Mbappe. Ky nuk është Mbappe që ne kërkonim, unë dua Mbappen e vërtetë. Nuk është se ai më tradhëtoi mua, por na e bëri të qartë se ëndrra e tij është të luaj për Real Madrid. Gjithçka ndryshoi në 15 ditë sepse pati presion ekonomik dhe politik. Në këtë formë, ëndrra e tij u desh të ndryshonte, megjithatë ende mund të realizohet”, u shpreh Perez.

Ndërkohë, në vazhdim të intervistës për Chiringuito, Perez theksoi edhe njëherë se ideja e Superligës nuk është shuar ndërsa theksoi se askush nuk mund t’i pengojë klubet të luajnë ndaj njëri-tjetrit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...