Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Mbaroi mandati i tretë”, Van Gaal: Iki i pamposhtur, lë pas një grup të shkëlqyer

Louis Van Gaal ka mbyllur aventurën e tretë në stolin e kombëtares holandeze. Përballja e zjarrtë ndaj Argjentinës në çerekfinalet e Katar 2022, ishte e fundit për 71-vjeçarin në pankinën e tulipanëve.

Nuk do të vazhdoj si trajner i përfaqësueses holandeze, kjo ishte ndeshja ime e fundit e mandatit tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam grumbulluar shumë lojtarë të rinj, u kam mundësuar atyre të fitojnë përvojë.

Kemi formuar një grup të mirë. Kur kthej kokën pas arrij të shoh diçka shumë pozitive. Nuk ndihem i mposhtur. Sidoqoftë, unë po largohem, por po lë pas një grup të shkëlqyer, një ekip shumë të lidhur dhe shumë teknik.

Drejtova Holandën për 20 ndeshje dhe nuk pësuam asnjë humbje. Sigurisht që një motiv ekziston pse nuk jemi mundur. Mos të harrojmë që jemi përballur me Kombëtaret më të mira”, deklaroi “gjenerali” holandez.

Van Gaal: Arbitrimi më mërziti, shumë e dyshimtë penalltia e Argjentinës

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...