Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mbërrin në Romë zëvendësuesi i Rui Patricios, pritet edhe mbrojtësi turk

Mile Svilar zbarkon në Romë. Portieri 22-vjeçar serb vjen nga Benfica dhe ka kaluar me sukses testet mjekësore, teksa paraditen e sotme ka mbërritur në Fiumicino dhe menjëherë është drejtuar për në Trigoria, ku edhe do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Romën.

Gardiani serb është shoqëruar nga një drejtues i verdhekuqve, që po e prezanton me ambientet e klubit para nisjes së përgatitjeve më 5 korrik, teksa pritet që sezonin e ri të jetë rezerva e parë e portugezit Rui Patricio, pasi Fuzato u largua nga Roma pak ditë më parë.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në orët e ardhshme, ndërsa te Roma presin që të mbërrijë edhe mbrojtësi anësor turk, Zeki Çelik. Ky i fundit ka refuzuar ofertën e Fiorentinës, pasi dëshiron me çdo kusht verdhekuqtë, që nga na tjetër janë shumë pranë akordit me francezët e Lille.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...