Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Lajm i mirë për Shkëmbin, sulmuesi i njohur bashkohet me Dinamon

Arthur Reginaldo do të jetë pjesë e Dinamos për pjesën e mbetur të edicionit. Sulmuesi nga Mozambiku ka mbërritur në kryeqytet, ku është vënë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi e me gjasa do të jetë pjesë e skuadrës që për ndeshjen e së mërkurës kundër Kukësit.

Rexhinaldo e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur për Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në të treja këto skuadra.
Rexhinaldo vjen pas eksperiencës në Kazakistan me skuadrën e Akzhavik, ku u aktivizua në vetëm 4 ndeshje në gjysmën e parë të edicionit, prej të cilave vetëm 1 si titullar.

Drejtuesit e Dinamos shpresojnë që 31-vjeçari të jetë zgjidhja për repartin e sulmit, ku kanë hasur jo pak vështirësi në këto 15 javë. Blutë e kryeqytetit kanë shënuar vetëm 10 gola, duke pasur sulmin më të dobët në Abissnet Superiore.

Krahas Reginaldos, pjesë e Dinamos për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë dhe braziliani Denisson Silva. Drejtuesit e “Nëndetëses Blu” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 24-vjeçarit me klubin e Drenicës, teksa këtë edicion është aktivizuar në 15 ndeshje, duke shënuar 5 gola e duke dhënë një asist në elitën e futbollit kosovar. Mesfushori me tipare sulmuese, po ashtu pritet që të rrisë konkurrencën në skuadër e mund të jetë një elelement që mund t’i shërbejë shumë trajnerit Shkëmbi në vijim të kampionatit.

Llogaritë e skuadrës kryeqytetase mund t’i prishë vetëm dëmtimi i Aleksandar Isaevski. 26-vjeçari ka pësuar një dëmtim që i ka shqetësuar të gjithë tek Dinamo, pasi ekzaminimet paraprake sinjalizojnë një dëmtim që mund ta mbajë larg fushave të blerta për një periudhë të konsiderueshme, e për këtë shkak se sezoni për maqedonasin mund të ketë përfunduar para kohe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...