Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mbështet protestat në Iran, tentojnë të marrin peng ish-lojtarin e Bayern Munich

Irani është përfshirë nga protesta mbarëkombëtare për shkak të vdekjes në polici të vajzës 22-vjeçare, Mhasa Amini. Kjo e fundit ishte ndaluar për shkak se nuk kishte vendosur shaminë sipas detyrimit fetar ndërsa besohet se është keqtrajtuar nga autoritetet derisa më datë 16 shtator gjeti vdekjen. Kështu, qytetarë të shumtë nisën protestat ndërsa shumë personazhe të famshme dolën në mbështetje të tyre.

 

Së fundmi edhe një prej figurave më të rëndësishme të Iranit, ish-lojtari Ali Mohammad Karimi ka shprehur mbështetjen e tij për protestat. Ish-kapiteni i kombëtares iraniane si dhe ish-lojtari i Bayern Munich nëpërmjet rrjeteve sociale nuk ka fshehur mendimin e tij ndërsa kjo i ka kushtuar. Vetë Karimi theksoi disa ditë më parë se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime ndërsa presion i është bërë edhe nga ana e agjentëve të sigurisë në Iran.

Ndërkohë, një gazetar sportiv në Iran, beson se Karimi është tentuar të merret peng nga ana e autoriteteve në portin e Fujairah. Megjithatë, ky lajm ende nuk është konfirmuar teksa në Iran kujtojmë se ka precedentë të mëparshëm kur kundërshtarë të vendimeve shtetërore, janë zhdukur. Bëhet fjalë për iraniano-gjermanin Jamshid Sharmahd dhe gazetarin Ruhollah Zam. Gjithsesi, sa i takon Ali Mohammad Karimi, vijon të rezistojë aty ku nëpërmjet 12 milionë ndjekësve në rrjetet sociale kërkon të pasqyrojë atë çfarë po ndodh në vendin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...