Goli i Federico Gattit në minutën e shtatë shtesë, evitoi humbjen e Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Europa League.
Qendërmbrojtësi italian erdhi nga stoli dhe me kokë shënoi golin e barazimit 1-1. Rezultat që mban të hapur llogaritë e kualifikimit në finale.
24-vjeçari foli pas ndeshjes ndaj rekordmenëve të këtij kompeticioni, ku ndër të tjera tha: “Do të japim jetën në ndeshjen e kthimit.
Lexo edhe:
- Kahn: Muller nuk do largohet nga Bayern, do e bind unë të qëndrojë
- Roma pranë goditjes së dytë në merkato, arrihet akordi me mbrojtësin francez
- 500 ndeshje me fanellën bardhezi, Bonucci: I lumtur që kam bërë histori me Juven
- Mourinho lartëson autorin e golit: Është i pjekur si një 30-vjeçar
Na pret një duel i zjarrtë dhe i vështirë, duhet të luftojmë për çdo top për të siguruar kualifikimin në finale. Jemi gjallë, por duhet të jemi gati për takimin në Spanjë.
Na pret një sfidë e rëndësishme në fundjavë, ndërkohë që të enjten do të luajmë ndeshjen e sezonit”, u shpreh Gatti.
Sevilla-Juventus do të luhet të enjten e 18 majit në “Ramon Sanchez Pizjuan”, sfidë që do të transmetohet në SuperSport.
