Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbetet 5 numri i shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit, firmos edhe Tahiraj!

Shkon sërish në 5 numri i futbollistëve shqiptarë te Lokomotiva e Zagrebit. Largimet e Myrto Uzunit dhe Lirim Kastritit nga shitja e të cilëve, skuadra kryeqytetase arkëtoi rreth 4 milionë euro, janë zëvendësuar me Sherif Kallakun dhe sëfundmi me Francesco Tahirajn. 24-vjeçari shqiptar i cili ishte një lojtar i lirë pas largimit nga Hajduku i Splitit ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Lokomotiva e Zagrebit me të cilët ka firmosur një kontratë afatgjatë. Tahiraj i cili shkëlqeu në futbollin slloven me Aluminij tashmë do të synojë të rigjejë vetën te Lokomotiva e shqiptarëve, pas eksperiencës së dështuar me Hajdukun e Spiltit. Te skuadra nga Zagrebi ai gjen edhe kuqezinjtë e tjerë si Indrit Tuci, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Sherif Kallakun duke e mbajtur të pandryshuar numrin e kolonisë së futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër edhe për këtë sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...