Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mbi 500 gola në karrierë, sulmuesi rikthehet për një aventurë të fundit në moshën 51-vjeçare!

Sossio Aruta, nuk kërkon të heqë dorë nga ëndrra. Futbolli është jeta e tij dhe në moshën 51-vjeçare është i gatshëm të rikthehet në fushë. Vetë italiani e ka lajmëruar diçka të tillë nëpërmjet rrjeteve sociale teksa do t’i bashkohet një skuadre amatore, Qualiano, në provincën e Napolit.

Sulmuesi që mund të konsiderohet pa frikë si një “stekë e vjetër”, falenderon klubin për besimin e dhënë ndërsa bomberi që në karrierën e tij ka shënuar më shumë se 500 gola mes futbollit profesionist dhe atij amator, është vendosur në kërkim të golit numër 600. “Më mungojnë edhe 20 të tjerë”, shprehet Aruta për të cilin mosha duket se ka stopuar.

Në karrierën e tij, ai që konsiderohet si “Mbreti Luan” është aktivizuar me 25 skuadra mes të cilave Pescara, Cosenza, Ascoli, Foggia apo edhe Frosinone. Tashmë, Qualiano do të bëhet ekipi i tij numër 26-të dhe kështu 51-vjeçari nis “gjuetinë” për golin numër 600 në karrierë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...