Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mbijetesa, llogaritë janë të pamundura!

Mbijetesa një rebus, tri skuadra të përfshira në vorbull: Bylis, Apolonia dhe Skënderbeu, me shpresën që të tërheqin aty fort edhe Kastriotin. Në frontin e luftës për të qëndruar në elitë java e 16-të i ka bërë llogaritë më të vështira, mbi të gjitha në Korçë.

Barazim 1-1, me Julian Ahmatajn që në fund të ndeshjes akuzon arbitrimin. Episodi kulmor, penalltia e dhënë në favor të skuadrës fierake. “Si mund të jepet”, është komenti i tij, “si mund të mos jepet”, përgjigjet në krahun tjetër një ish-sulmues, Fabrizio Cammarata.

Në fakt, për Apoloninë e tij është një barazim që shkon për shtat dhe jo vetëm për mënyrën se si shkoi loja, pasi ishte më parë në disavantazh. Me atë pikë të marrë në Korçë, mban pas Skënderbeun e madje parakalon edhe Bylisin. Përtej një penalltie si rrufepritëse, skuadrat ndoshta morën atë që merituan. Një pjesë e parë e dominuar nga Skënderbeu, pastaj raste të pastra të humbura nga korçarët. Pastaj një pjesë e dytë reagimi nga Apolonia që, edhe falë zëvendësimeve, diti t’i përgjigjej lojës duke risjellë baraspeshën.

Ahmataj akuzon për një gjykim kundër në vazhdimësi, te Apolonia me rezultatet kanë fituar edhe më shumë besim se do të jenë ata skuadra që do t’ia dalin. Bylisi, në krizë të thellë, gati-gati të pashpjegueshme me ankesat për mungesë lojtarësh apo dhe stafi, gati-gati jep sinjale dorëzimi. Kampionati është ende i gjatë, për momentin tri skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit i ndan vetëm një pikë, lufta është e destinuar të vazhdojë. Pa bërë llogari, ato janë të pamundura për momentin.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...