Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mbijetesa më pranë, Villareali merr fitoren e 3-të rresht!

Një hap të madh drejt mbijetesës hodhi skuadra e Villarreal-it, që u largua me 3 pikë nga San Sebastiani, falë një goli të shënuar pikërisht në fund të takimit. Në Stadiumin Anoeta përpara 20.000 spektatorëve “nëndetësja e verdhë” u mbrojt mirë dhe i rezistoi furisë së Real Sociedad-it. Mundësitë më të mira për ekipin bask i patën Willian Jose në fundin e pjesës së parë (40′) dhe mesfushori Ruben Pardo në 56′, gjithsesi në vazhdim skuadra e Javi Calleja-s mori zemër, dhe pesë minuta para fundit sulmuesi Gerard Moreno shënoi golin e vetëm të ndeshjes, me kokë pas një kërcimi të fuqishëm në vijën e 5 metërshit, pas harkimit të saktë të marrë nga veterani Santi Cazorla, gol që e largon skuadrën e Villarreal-it plot pesë pikë larg zonës së ftohtë, kur mbeten vetëm katër javë deri në përfundimin e këtij edicioni të kampionatit spanjoll.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...