Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mbijetesa nuk mjaftoi, Udinese shkarkon Fabio Cannavaron

Mbijetesa nuk mjaftoi, Udinese shkarkon Fabio Cannavaron

Mbijetesa në Serinë A nuk mjafton, Udinese ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Fabio Cannavaro, pavarësisht se ky i fundit ia doli të realizojë objektivin e klubit, që ishte qëndrimi në elitën e futbollit italian.

Ish-kampioni i Botës me Italinë në 2006-ën mori drejtimin e Udineses më 22 prill dhe qëndroi në stol deri në fund të sezonit, teksa në 6 takime regjistroi dy fitore, tre barazime dhe një humbje, duke i dhënë skuadrës 9 pikë të mjaftueshme për të qëndruar mes më të mirëve.

Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Cannavaro në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka sqaruar se i është komunikuar vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit, ndonëse ai vetë ishte i prirur për të vijuar përpara këtë punë të nisur në prill të këtij viti.

Lexo edhe:

“Presidenti Pozzo më ka komunikuar vendimin e shoqërisë për të mos vazhduar bashkëpunimin profesional. Më vjen keq që nuk do të vazhdojmë këtë udhëtim të shkurtër, por intensiv, që na dhuroi emocione të shumta. Dua të theksoj se nga ana ime ekzistonte vullneti për të vazhduar përpara punën këtu në Friuli, një vend që më ka hyrë në zemër, ashtu si njerëzit e tij, ndaj u vura në dispozicion të shoqërisë pa kushte. U uroj më të mirën në të ardhmen, klubit të Udineses dhe tifozerisë së saj fantastike”, shkroi Cannavaro.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...