Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mbingarkesë muskulore, Barcelona pa Lewandowskin në El Clasico

Barcelona dhe trajneri Xavi Hernandez në hall para el Clasicos së të enjtes ndaj Real Madrid sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Katalanasit humbasin shërbimet e Robert Lewandowskit me polakun që do ta ketë të pamundur për të zbritur në Santiago Bernabeu për shkak të një mbingarkese muskulore.

34-vjeçari ndjeu shqetësime në ndeshjen e fundit të kampionatit me Almerian ndërsa sakrifikoi për të luajtur gjithë ndeshjen edhe për shkak se skuadra e tij ishte në disavantazh. Por, pasojat duket se do të ndihen në sfidën e radhës ndaj Realit me trajnerin Xavi që do të duhet të eksperimentojë një formacion pas sulmuesin kryesor.

Lexo edhe: 

Nëpërmjet një komunikate, klubi i Barcelonës njoftoi problemin fizik të Lewandowskit, ndërsa nuk ka një datë konkrete për rikthimin e tij në fushë. Kohët e fundit, sulmuesi po kalonte një periudhë të vështirë në kampionat duke shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit ndërsa tashmë i duhet të kalojë edhe vështirësitë e radhës.

Kujtojmë se në ndeshjen me Realin në Kupë, Barcelona nuk mund të mbështetet as në shërbimet e Dembele dhe Pedri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...