Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mbledhje urgjente te Vllaznia me Ademin, konfirmohet Gjoka

Vllaznia është e përfshirë nga e njëjta situatë e vështirë si sezonin e kaluar, kur siguroi qëndrimin vetëm në javën e fundit. Kuqeblutë kanë pësuar dy disfata radhazi, që e kanë ndërlikuar së tepërmi objektivin mbijetesë. I gjithë ambienti shkodran dhe drejtuesit e klubit kërkojnë një reagim të fortë nga skuadra dhe për këtë arsye u zhvillua një mbeldhje me dyer të mbyllura në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Kryetarja e bashkisë, që është njëkohësisht edhe presidente e klubit, Voltana Ademi, anëtarë të këshillit bashkiak, figura të njohura të futbollit shkodran diskutuan për 2 orë me skuadrën dhe stafin teknik për të kuptuar se çfarë nuk po funksionon dhe si mund të dilet nga kjo gjendje jo e mirë. Në përfundim të mbledhjes, administratori Astrit Gjyrezi u shpreh për mediat se qëllimi kryesor i takimit ishte mbështetja për skuadrën dhe marrja e përgjegjësive.

Pas sfidës ndaj Luftëtarit u ngritën edhe dyshime për të ardhmen e trajnerit Gjoka. Në lidhje me këtë pikëpyetje Gjyrezi ishte i qartë duke konfirmuar teknikun aktual, teksa theksoi se nuk ka asnjë penalizim për ekipin

Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e parafundit me të njëjtën kuotë pikësh me Teutën, por ndeshjet direkte favorizojnë durrsakët. Të shtunën kuqeblutë do të përballen me Laçin në Shkodër.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...