Kategoria Superiore

Mblidhet Disiplina, pezullohet për dy ndeshje sulmuesi i Skënderbeut

Është mbledhur sot Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare, për të analizuar sjelljet josportive në fushën e lojës, gjatë ndeshjeve të kësaj jave, ndërsa në Superiore rasti i vetëm ka qenë ai i sulmuesit të Skënderbeut Mensah.

Ky i fundit goditi kundërshtarin në ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe është ndëshkuar me dy javë pezullim, ndërsa janë dhënë edhe dy dënime për futbollistët e Skënderbeut U19 dhe Dinamos U19, Kostika Beçka dhe Alban Bala, të cilët janë pezulluar me nga 4 javë për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1. Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency