Futboll

Mblidhet Komisioni i Disiplinës, nuk ka dënime në Kategorinë Superiore

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh mbrëmjen e sotme për të analizuar sjelljet jo sportive të konstatuara gjatë fundjavës në aktivitetet futbollistike në vend.

Bie në sy fakti se asnjë nga masat nuk prek futbollistë apo klube të Kategorisë Superiore, por as të Kategorisë Së Parë, teksa kategoritë e ulëta dhe futbolli 5×5 janë përballur me pezullime të shumta.

Vendimet e Disiplinës:

1. Lojtari i KSSH Veleçiku, Alsed Hotaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Erzeni, Myslim Ramilli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Brians U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
4. Lojtari i Çamërisë 5×5, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i Prestige 5×5, Renato Shabi, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Anulimin e rezultatit të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, në bazë të neneve 10/e dhe 26 të KDS. Në bazë të neneve 10/f, dhe 64/5 të KDS, urdhërohet riluajtja e ndeshjes midis Prestige kundër Çamëria. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.
7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Jurgen Sina, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Irdo Bubeqi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti U-19, Kosta Belba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol, Llazar Dushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency