Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Mbrëmja drithëruese e Shqipërisë, dy rekorde për Gjasulën

Klaus Gjasula ishte protagonist absolut në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Mesfushori nga Tirana u bë i pari lojtar në historinë e kampionateve europiane që shënon një autogol dhe një gol i aktivizuar nga stoli. Gjasula fillimisht u dha epërsinë kroatëve në të 76-ën, ndërsa në minutën e pestë të kohës shtesë 34-vjeçari barazoi rezultatin.

Krahas rekordit si lojtari i vetëm që shënon një autogol dhe një gol i aktivizuar nga stoli, ky ishte dhe goli më i vonë i barazimit i shënuar në një ndeshje të kampionateve europiane. Dy rekorde për Klaus Gjasulën, i cili kaloi nga ferri në parajsë dhe mban gjallë shpresat e Shqipërisë deri në fund.

Lexo edhe: 

Kuqeiznjtë do të luajnë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të hënën e 22 qershorit me Spanjën në Dyseldorf të Gjermanisë në orën 21:00 Një fitore do i jepte mundësinë Shqipërisë që për herë të parë në histori të prekte fazën e 16 më të mirave të kampionateve europiane.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....