Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mbrëmja e Ballkanit, kampionët për suksesin e radhës në “Fadil Vokrri”

Ballkani është gati për takimin e radhës europian. Kampionët e Kosovës, pjesë e grupit C në Conference League, sfidojnë kazakët e Astanës në “Fadil Vokrri”, duel që nis në orën 18:45. Dhe që do të transmetohet live në SuperSport 2.

Skuadra e Ilir Dajës vjen me moral të lartë. Suksesi 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit, më të fortëve në grup, ka ndikuar që të rritet besimi dhe shpresat e kualifikimit.

Përballë është Astana, skuadra që ka dominuar futbollin kazak në vitet e fundit. Duke fituar 7 herë titullin kampion prej vitit 2014.

Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League.

Lexo edhe:

Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot”, u shpreh tekniku Daja në lidhje me kundërshtarët.

Ballkani po luan për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League. Skuadra nga Theranda ka krijuar eksperiencë dhe sonte është gati t’u dhurojë tifozëve shqiptarë emocionet dhe suksesin e radhës.

“Pa presion dhe stres ndaj Astanës”, Daja: Rinovimi? Unë besoj se…

“Fadil Vokrri” pritet të jetë i zjarrtë si gjithmonë në mbështetje të Ballkanit, që stadiumin e kryeqytetit e ka kthyer në një “fortesë”.

Lindon Emërllahu (i dëmtuar) është mungesa e vetme e dardanëve, teksa të diferencuar kanë punuar Walid Hamidi dhe Marsel Ismajlgeci.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...