Conference League

Mbrëmja magjike e Krasniqit: Jam në ëndërr, familja ime ishte në stadium

Drita tregoi sërish forcë dhe futboll të bukur në Europë, por rrugëtimi i “Intelektualëve” përfundoi përballë Royal Antwerp. Sfida e parë e luajtur në Belgjikë, përfundoi në barazim të bardhë, ndërkohë që dueli në “Fadil Vokrri” u fitua 0-2 nga skuadra mike.

Takimi u zhbllokua nga një gol me kokë i Laurit Krasniqit në minutën e 52’. 21-vjeçari dardan ka lindur në Belgjikë dhe është rritur te klubi i Antwerp. Golin e parë e gjeti në Prishtinë në një mbrëmje të paharrueshme për të, duke zhbllokuar një përballje të komplikuar për ekipin e Van Bommel.

Ende nuk mund ta besoj. Nuk e di si ndihem, e vetmja gjë që di është se nuk do të fle shumë… Një pjesë e madhe e familjes time ishin në stadium. Prindërit, xhaxhallarët, dajat, hallat, kushërinjtë. Është si një ëndërr për mua.

 

Në fillim isha pak i stresuar, edhe falë atmosferës që krijuan tifozët në stadium, por në fund gjithçka përfundoi ashtu siç duhej. E shijova në maksimum.

Goli? E dija që Benson kroson bukur në shtyllën e dytë. Trajneri më lejon të dal përpara në sulm, kështu që nuk u mendova dy herë në rastin e golit, nuk hezitova aspak”, deklaroi Krasniqi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency