Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mbrëmje europiane në SuperSport, Shkëndija e Ballkani në kërkim të Play Off-it

Ballkani dhe Shkëndija do të luajnë mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të turit të tretë eliminator të Conference League, me synimin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën Play Off, pasi rezultatet e para ua favorizojnë jo pak diçka të tillë.

Kështu kampionët e Kosovës triumfuan 3-2 ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klaksvik, në ndeshjen e kaluar në Prishtinë, aty ku dominuan dhe kryesuan 3-0 deri në minutat e fundit, ku për shkak të një pakujdesie pësuan dy gola.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është ndjeshëm favorite për t’u kualifikuar në fazën Play Off, aty ku e pret si kundërshtar Shkupi, duke garantuar kështu pjesëmarrjen e një ekipi shqiptar në grupet e Conference Leagues.

Nga ana tjetër Shkëndija dominoi në Stockholm përballë vendasve të AIK-ut, por nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1, ndaj do të kërkojë fitoren mbrëmjen e sotme në Shkup, për të shkuar në Play Off të Conference Leagues, aty ku shorti i ka rezervuar përballjen me të eliminuarën e çiftit Fenerbahce-Slovacko.

Të dy sfidat do të startojnë në orën 20:00 dhe do të mund t’i ndiqni në ekranin e SuperSport, konkretisht Shkëndija-AIK në SuperSport 2 dhe Klaksvik-Ballkani në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...