Premier League

Mbrëmje magjike në “Etihad”, Manchester City-Liverpool luhet për titullin

5 javë më parë Manchester City udhëhiqte Premier League-n me 2 pikë më shumë se Liverpooli dhe me një golaverazh ndjeshëm më pozitiv, por në përballjen e dytë direkte sezonale, pikërisht në javën e 21-të të kampionatit anglez, situata është përmbysur, me skuadrën e Jurgen Klopp që kryeson me 7 pikë më shumë dhe sigurisht me diferencë më të mirë golash.

Sonte, në orën 21:00, në “Etihad Stadium” Citizens duhet t’i tregojnë botës se ngërçi i javëve të fundit ka qenë thjesht momental dhe se ata janë në gjendje të mbrojnë titullin kampion. Në të kundër, do të jetë e vështirë që skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ta humbasë kryesimin, edhe pse në Premier League befasitë janë pjesë e normalitetit.

City ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi, pikërisht atë me Crtystal Palace (2-3) në javën e 18-të, ndërsa 9 përballjet e tjera i ka fituar. Nga ana tjetër, “The Reds” e kane zero shifrën në kolonën e humbjeve në Premier. Në përplasjen direkte të fazës së parë në “Anfield” skuadrat u ndanë me rrjeta të paprekura.

Interesant gjithashtu fakti që Liverpooli para barazimit 0-0 kishte triumfuar në 4 përplasje rresht ndaj Citizens (mes Chamnpiosnit, International Champions Cup dhe Premier League). Sergio Aguero përballë Mohamed Salah.

Janë këta dy sulmuesit kryesorë në këtë përballjes “yjesh”, që spektaklin e kanë në ADN-në e tyre. Të gjithë të mbërthyer para ekranit të SuperSport në këtë mbrëmje, që dy skuadrat më të mira të Premier League-s do ta shndërrojnë në thjesht magjike.

Në orën 21:30 në Supersport do të transmetohet një tjetër takim interesant nga Primera Division, Villareal-Real Madrid. Në fakt bëhet fjalë për një sfidë të prapambetur, që nuk u zhvillua në dhjetor për shkak të pjesëmarrjes së Los Blancos në Botërorin e klubeve.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency