Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Mbrëmje magjike në Paris, Mbappe feston rinovimin me tripletë, Di Maria largohet mes lotësh

Mbrëmje magjike për Paris Saint Germain dhe të gjithë tifozët në “Parc des Princes” e jo vetëm, pasi u zyrtarizua rinovimi për tre sezoni i Kylian Mbappe, mposhtën Metz-in me rezultatin e thellë 5-0 dhe në fund festuan titullin e 10 kampion në histori.

Të gjithë tifozët në shkallët e stadiumit u befasuan rreth 15 minuta para ndeshjes, kur Kylian Mbappe dhe presidenti Al Khelaifi njoftuan marrëveshjen për rinovimin e kontratës deri në 2025-ën, teksa ky lajm ndezi koret për yllin francez.

Më pas ishte radha e spektaklit në fushë, që nisi me një asist perfekt të Di Marias, njeriut që ka asistuar më shumë gola në historinë e PSG-së dhe që në të njëjtën kohë luante ndeshjen e fundit me klubin francez, pasi do të largohet pas 7 sezonesh.

Asistin më të bukur të Di Marias e shfrytëzoi pikërisht Kylian Mbappe, që shënoi një gol mjaft të bukur në të 25-ën, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, ylli francez gjeti sërish rrjetën, duke kompletuar dopietën personale.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e trefishtë të PSG-së, që shënoi me anë të Neymar, ndërsa pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të Mbappe, që këtë mbrëmje magjike, mori në shtëpi topin e ndeshjes.

Por emocionet nuk kishin mbaruar ende, pasi argjentinasi Di Maria dërgoi edhe vetë topin në rrjetë në minutën e 67’, duke mbyllur me gol eksperiencën e tij 7-vjeçare dhe në të 75-ën u zëvendësua mes lotësh e duartrokitjesh.

Pas përfundimit të sfidës, lojtarët e Metz u larguan, por jo ata të PSG-së dhe tifozët, që shijuan ceremoninë e dhënies së titullit kampion, mes emocionesh të shumta e feste të madhe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...