EFL Cup prodhon surpriza që në raundin e 1/16-ave, pasi tre skuadrat më të mëdha të Londrës, Chelsea, Tottenham e Arsenal i kanë dhënë lamtumirën, duke u eliminuar shumë herët.
Blutë e Londrës patën një trasnfertë të vështirë përballë Manchester City-t dhe rezistuan vetëm në pjesën e parë, ndërsa më pas pësuan dy gola, duke u eliminuar. Titullar në këtë takim ishte edhe Armando Broja, që nuk arriti të lërë gjurmë.
Zhgënjeu edhe Arsenali, që u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Brightoni i De Zerbit dhe i dha lamtumirën EFL-së, ndërsa Tottenhami i Antonio Contes u mposht 2-0 nga Nottingham Forest, duke mbyllur rrugëtimin që në këtë fazë.
Vuajti jo pak edhe Liverpooli, që nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Derby Countit, ndërsa nga pika e penalltive “the reds” fituan 3-2 dhe siguruan kualifikimin.
Rezultatet e mbrëmjes:
8′ – Armando Broja jep shkëndijën e parë të rrezikshme te Chelsea. Sulmuesi shqiptar merr një top në gjysmëfushën e Man. Cityt, lirohet dhe godet nga distanca, por shumë larg kuadratit…
Formacionet zyrtare:
