Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Mbreti” e merkatos nuk është ende “mbreti” i fushës

“Mbret i merkatos” është një epitet që i qëndron mirë Kukësit, veçanërisht pas afrimeve të bujshme të janarit, por ky epitet nuk përputhet me atë që skuadra tregon kur zbret në fushë. Koha e përshtatjes është shqetësimi kryesor kur futbollistë të rinj afrohen në ekip dhe për momentin Kukësi po e vuan.

Nënkampionët e mbyllën vitin 2018 në rritje, por rinisja nuk ka qenë e njëjtë. Është e vërtetë që kundër Laçit rrezikuan dy herë seriozisht, por vetëm aq, pasi veri-lindorët nuk patën asnjë shans tjetër.

Është gjithashtu e vërtetë që u larguan nga Vlora me 3 pikë dhe dikush mund t’i gëzohet fitores, pa analizuar mënyrën se si erdhi, megjithatë disa pikëpyetje janë krijuar pas sfidës ndaj kuqezinjve.

Kukësi në letër duhet ta dominonte duelin ndaj një kundërshtari jo vetëm me probleme financiare, por edhe teknike, duke qenë se Daja ishte pa disa lojtarë kryesorë, si për shembull Torrasa e Kale, por kjo nuk ndodhi, madje ndodhi e kundërta, sepse ata që sulmuan më shumë ishin vlonjatët.

Pjesa e dytë ishte një monolog i Flamurtarit, që duhet të shqetësojë trajnerin e bluve Armando Cungu. Thonë që fitorja mbulon gjithçka, por jo në këtë rast, pasi lufta për kreun do të ashpërsohet dhe me këtë fytyrë që ka paraqitur Kukësi në dy javët e fundit, do ta ketë shumë të vështirë të festojë në Maj

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...