Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Mbreti është Messi”, Cassano: CR7 gjithë jetën i dyti, njësoj si Toto Cotugno

Antonio Cassano është një admirues i madh i Lionel Messit, emrin e të cilit ia ka vendosur një prej djemve të tij. Ndryshe mendon për Cristiano Ronaldon, të cilit nuk humbet rast ta thumbojë në deklaratat e tij në Bobo TV, duke mos e kursyer antipatinë për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ish-talenti barez deklaroi kohë më parë se kishte marrë mesazhe nga CR7, i cili kishte mbetur i zhgënjyer nga fjalët negative kundrejt tij. Prezantuesi i njohur Alessandro Cattelan, gjatë programit “Tonight there is Cattelan”, u përpoq të bënte paqe mes të dyve, por Cassano nuk ndryshon mendim dhe e krahason sulmuesin e Manchester United me këngëtarin e famshëm italian.

I dashur Cristiano, je gati? Atëherë më dëgjo me kujdes. Ti je i fortë, ke fituar shumë dhe kjo është fenomenale, por ti je gjithmonë i dyti. A e di se me kë më ngjan? Me Toto Cotugnon, i dyti i përjetshëm… “, deklaron Cassano duke shkaktuar ilaritet në studio.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...