Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mbrojtësi 19-vjeçar, kontratë afatgjatë me Kukësin

Altin Bytyçi kthehet te Kukësi. Mbrojtësi i formuar në skuadrat zinxhir të nënkampionëve të Shqipërisë ka firmosur kontratë afatgjatë, pasi konsiderohet element  me perspektivë. Pasi provoi disa eksperienca në Shqipëri me Laçin e Besën dhe në Kroaci me Medjimurjen, futbollisti kosovar vihet nën urdhrat e Skënder Gegës.

Njoftimi i Kukësit:

“Altin Bytyçi është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur sot kontratën 3-vjeçare me skuadrën tonë, duke u rikthyer edhe një herë tjetër. Bytyçi është një prodhim i akademisë sonë, duke qenë pjesë e ekipit të moshave. Më pas, u largua për të firmosur me Laçin. Pas Laçit, Bytyçi ka provuar veten me Besën e Pejës, por edhe në kampionatin kroat me Medjimurjen. 19-vjeçari është gjithashtu pjesë e Kosovës U-19!

Bytyçi është bashkuar në Elbasan me ekipin në grumbullim, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut!

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Bytyçi! Mirë se vjen Altin!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Altin Bytyçi

Mosha: 19 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Pozicioni: Mbrojtës

Klubet e mëparshme: Kukësi U17, Laçi, Besa Pejë, Medjimurje.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...