Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbrojtësi anglez: Shfaqjet raciste po më nxisin të lë futbollin para kohe

Ylli i kombëtares angleze dhe klubit të Tontehamit është lodhur nga politika e cunguar në marrjen e masave ndëshkimore kundrejt diskriminimit dhe racizmit që përjetojnë lojtarët në fushën e blertë dhe pret me padurim t’i japë fund futbollit të luajtur për të shpëtuar nga ky realitet.

Danny Rose, mbrojtësi i Spursave, nuk nguron të shprehet se është aq i mbushur emocionalisht nga këto episode të shpeshta që prevalojnë në futbollin modern, sa që po mendon që tani të varë këpucët në gozhdë pikërisht për të arsye.

28-vjecari provoi një abuzim të tillë nga fansat e Malit të Zi gjatë kualifikueseve të Euro 2020, me kombëtaren e vogël ballkanike që tani është duke u hetuar nga UEFA.

“Jam ngopur me pisllëqe të tilla. Personalisht jam në një luftë me veten, nga njëra anë mendoj që më kanë mbetur edhe 5-6 vjet aktivitet në karrierë, por nga ana tjetër pres me padurim t’i jap fund karrierës, për të mos përjetuar me kurrë situata të tilla kaq degraduese. Jam i sinqertë në artikulimin tim, kështu e mendoj edhe pse dua shumë që të vijoj të shijoj gjithë magjinë e këtij sporti, ky realitet më bëhet një pengesë e madhe. Për më tepër ndihem shumë i indinjuar nga politika e përdorur nga qeveritë e futbollit dhe mos reagimi i këtyre organeve kompetente, pasi edhe në rastet kur ato kanë vepruar, masat ndëshkimore kanë qenë paradoksalisht shumë të lehta krahasuar me dëmin e shkaktuar. Të paguash vetëm disa para për skenat raciste nuk është ndëshkimi i duhur. Me duket më shumë si një farsë e gjitha kjo”, tha Danny Rose.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...