Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbrojtësi ‘dardan’ largohet nga Interi, firmos me klubin e Bundesligës 2

Mbrojtësi 'dardan' largohet nga Interi
Mbrojtësi 'dardan' largohet nga Interi

Andi Hoti është zyrtarisht futbollist i Magdeburgut. Mbrojtësi anësor i Kosovës ishte bashkuar prej ditësh me klubin që militon në Bundesligën e dytë gjermane, për për zyrtarizimin iu desh të priste jo pak.

Duke folur për mediat gjermane, Hoti pranoi se ishte në dijeni të situatës dhe i qetë e i bindur që transferimi do të kompletohej.

“E dija që çështja do të zgjidhej, por mungonte ende diçka. Drejtori Sportiv Otmar Schork më kishte thënë se gjithçka do të zgjidhej dhe kështu ndodhi. Jam i lumtur dhe gati për këtë eksperiencë të re”, u shpreh Hoti.

Lexo edhe: 

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte pjesë e Interit që prej vitit 2020, kur zikaltrit e blenë nga Zyrihu. Pas eksperiencave te të rinjtë zikaltër, sezonin e kaluar Hoti ishte në huazim te Freiburg II, ndërsa këtë verë zikaltrit e shitën te Magdeburg për shifrën modeste të 250 mijë eurove.

Andi Hoti ka luajtur me moshat e Zvicrës, deri para tre vitesh, kur vendosi të përfaqësojë Kosovën. Me ‘dardanët’ mbrojtësi ka luajtur si në ekipin U17, ashtu edhe atë U21.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...