Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Mbrojtësi fajëson United dhe Ten Hag: Më rrezikuan pjesëmarrjen në Euro 2024

Edhe pse mes shumë dilemave për gjendjen e tij fizike, Luke Shaw ia doli të grumbullohej me Anglinë për Euro 2024. Mbrojtësi nuk luan një ndeshje prej datës 18 shkurt teksa së fundmi, fajëson Manchester United dhe trajnerin Erik ten Hag që e aktivizoi para kohe dhe në këtë formë i rrezikoi pjesëmarrjen në Europian.

“Në ndeshjen ndaj Aston Villas në datën 11 shkurt ndjeva një shqetësim dhe u zëvendësova. Nuk u stërvita përgjatë gjithë javës, megjithatë në fund skaneri tregoi se nuk kisha probleme. Por, edhe pse me vetëm një seancë stërvitore, trajneri më kërkoi të luaja në ndeshjen e radhës. Unë nuk duhej të kisha luajtur. Sezoni im ka qenë shumë i vështirë, dëmtim pas dëmtimi.

Lexo edhe:

Por, tani fokusi im kryesor është të fokusohem totalisht te Europiani dhe të ndihmoj Anglinë të fitojë kompeticionin. Do të më pëlqente shumë që të isha në fushë me Anglinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024, por gjithsesi sërish nuk dua të nxitohem”, u shpreh Shaw.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...