Angli

Mbrojtësi francez “braktis” sfidën me Southampton, gati transferimi te Chelsea

Chelsea është shumë pranë transferimit të Wesley Fofana.

Mbrojtësi francez ka deklaruar hapur dëshirën e tij për t’u transferuar në Londër dhe tashmë ka filluar të lëviz konkretisht.

Fofana i ka bërë me dija skuadrës dhe trajnerit Rodgers se nuk dëshiron të grumbullohet për sfidën e të shtunës ndaj Southampton.

Ky vendim vjen pikërisht në një koment ku negociatat e agjentit dhe lojtarit me Chelsea-n kanë avancuar ndërsa me Leicester janë “ftohur” totalisht.

Tani, pritet vetëm konfirmimi i “dhelprave”, që deri tani kanë bërë një rezistencë të fortë, por duket se ka ardhur momenti për t’u dorëzuar dhe për të hapur krahun.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency