Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbrojtësi gjerman në spital, superheroi që shpëton jetë ditën e ndeshjes

Marcel Franke (Dresden, 5-4-1993) është mësuar të shmangë gola. Tani shpëton edhe jetë. Qendërmbrojtësi i Karlsruhes (Bundesliga 2) është shfaqur si një superhero i botës së futbollit. Gjashtë vjet më parë, kur luante për Greuther Fürthun, u regjistrua për një program dhurimi të qelizave staminale përmes një organizate jofitimprurëse (DKMS).

Tre muaj më parë, më në fund erdhi telefonata që e kishte pritur kaq gjatë. Qelizat e tij përputheshin plotësisht me ato të një pacienti të diagnostikuar me leuçemi.

“Fola me bahskëshorten time, e kishim të qartë se do ta bënim. Të jesh në gjendje të shpëtosh jetën e dikujt është një ndjenjë e mrekullueshme,” – tha Franke për me “DPA” (Ajencia e Shtypit Gjerman).

Franke, i cili kishte titullar çdo ndeshje deri më sot, caktoi kohën e dhurimit që të përkonte me transfertën e Darmstadtit: “Bëra disa kërkime paraprake, i thashë stafit stërvitor se do të doja ta bëja dhe ata u entuziazmuan menjëherë”.

Qendërmbrojtësi i Karlsruhes bëri një injektim në mënyrë që qelizat burimore (staminale) të mund të transportoheshin më mirë nga palca e eshtrave në gjak. Gjatë javës ai vazhdoi të stërvitej, por jo me intensitet të lartë, derisa të enjten mbërriti dita e madhe.

“Është një proces relativisht i relaksuas. Çdokush mund ta bëjë,” thotë Franke, i cili kaloi tri orë në spital. “Kënaqësia për atë që mund të arrini është më e madhe se përpjekja që më është dashur mua. Fatkeqësisht, ka ende shumë njerëz atje jashtë duke pritur për një donator. I nxis të gjithë të regjistrohen dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve,” – deklaroi 29-vjeçari nga shtrati i spitalit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...