Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Mbrojtësi i Argjentinës lartëson figurën e Messi-t: Kroacia ka kualitet në mesfushë!

Argjentina përgatitet për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Kroacisë teksa kombëtarja “Albiceleste” kërkon me ngulm triumfin në Kupën e Botës së Katar 2022. Në konferencën e zakonshme për shtyp, mbrojtësi Nicolas Tagliafico u shpreh se e kanë analizuar mirë kundërshtarin e tyre ndërsa shtoi se Messi është lideri i skuadrës.

“Ndjesitë janë tepër pozitive, jemi shumë të lumtur që i kemi arritur një nga objektivat dhe jemi në katër ekipet më të mira të Botërorit. E kemi analizuar Kroacinë dhe mënyrën si ata luajnë. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe me shumë kualitet në mesfushë, janë edhe të gjatë ndaj duhet të bëjmë kujdes nga harkimet në zonë.

Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi detajeve. Messi? Ai është kapiteni dhe lideri i skuadrës, na shtyn që të arrijmë më shumë dhe na motivon gjithë kohën. Na jep një avantazh në lojë sepse nuk është pak të kesh në ekip Lionel Messin. Jemi shumë të lumtur që e kemi në ekip dhe të gjithë së bashku punojmë në të njëjtin drejtim me Messin në krah”, u shpreh Tagliafico.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...