Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mbrojtësi i Atalantës konfirmohet pozitiv me doping, çfarë rrezikon

Mbrojtësi argjentinas i Atalantës, Jose Luis Palomino rezultoi pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm më 5 korrik. Një lajm që tronditi klubin bergamask dhe futbollin italian. 32-vjeçari u pezullua menjëherë nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping, ndërkohë që edhe kundër-analiza ka rezultuar sërish pozitive!

Palomino ka përdorur Clostebol, substancë e palejueshme. Lojtari do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping, ku do të duhet të provojë mirëbesimin e tij, duke vërtetuar përdorimin e ilaçeve që përmbajnë Clostebol ose përgjegjësinë e palëve të treta, si mjeku.

Clostebol është një anabolik-androgjenik sintetik (AAS): një derivat i testosteronit, i përdorur kryesisht në kremrat shërues. Rregullorja thotë se sportisti “shpëton” në rast se provon në një rast të vetëm se nuk ka faj apo neglizhencë, me pezullimin e tij që reduktohet ose eliminohet plotësisht.

Lojtari latin rrezikon një skualifikim 2-vjeçar nga bota e futbollit. Trajneri Gasperini foli shkurtimisht rreth tij në prononcimin për mediet përpara transfertës ndaj Sampdorias. “Po humbim një lojtar tepër të rëndësishëm. E dimë mirë moralin e këtij lojtari, është mjaft e qartë natyra e pavullnetshme e situatës së tij”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...