Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mbrojtësi i Barçës del pozitiv ndaj Covid-19, nuk rrezikohet përballja me Bayernin

Vetëm pak orë para ndeshjes me Bayernin e Mynihut, të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Barcelona ka njoftuar se një tjetër futbollist i saj ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Samuel Umtiti, i cili bëhet i dyti futbollist i katalanëve që preket nga koronavirusi dhe sipas njoftimit të klubit, është vendosur menjëherë në karantinë në banesën e tij.

Lajmi i mirë është se Umtiti nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Lisbonës, për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka asnjë rrezik për ndeshjen sonte, ku të gjithë lojtarët në dispozicion të Setien janë konfirmuar negativë ndaj koronavirusit.

Kujtojmë që më herët edhe mbrojtësi tjetër francez, Jan Clair Todibo rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por ky i fundit vinte pas një huazimi 6-mujor te gjermanët e Schalke 04-ës dhe nuk bënte pjesë në listën e futbollistëve të grumbulluar për Ligën e Kampionëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...