La Liga

Mbrojtësi i Cadiz: Nuk jam racist, Diakhaby shpik ose është keqkuptuar

Mbrojtësi spanjoll Juan Cala u bë protagonist negativ mbrëmjen e të dielës në sfidën Cadiz-valencia, Pasi u përfshi në një sherr për fyerje raciste me mesfushorin Mouctar Diakhaby.

Ky i fundit ndërpreu lojën dhe u kap me mbrojtësin 30-vjeçar, pasi pretendoi se u quajt “zezak m…”, ndërsa ndeshja u ndal për më tepër se 15 minuta, pasi futbollistët e Valencias u tërhoqën në dhomat e zhveshjes.

Vetë mbrojtësi spanjoll i Cadizit, Juan Cala ka reaguar zyrtarisht për mediat spanjolle, ku ka mohuar plotësisht përdorimin e shprehjeve fyese apo raciste ndaj Diakhaby.

“Ka dy opsione, ose Diakhaby ka shpikur, ose është keqkuptuar. Gjithçka tjetër është cirk i plotë. Duhet të veprojmë me vendosmëri për atë që po ndodh, sepse pa prova krijojmë një precedent të rrezikshëm. Unë kam jetuar me kinezë e afrikanë të jugut, kam qenë në Guine me Kanoute dhe Benjamin. Ajo që po ndodh është diçka e pabesueshme dhe unë jam i shokuar. Ka 20-25 kamera, mikrofona, lojtarë, arbitra dhe askush nuk ka dëgjuar asgjë”, shprehet Cala.

Më pas mbrojtësi 30-vjeçar spanjoll ka theksuar se nuk e meriton këtë lincim publik, për sa kohë që nuk është provuar si i fajshëm dhe ka konfirmuar se ka marrë mbështetjen maksimale nga drejtuesit e klubit.

“Nuk e di se çfarë ndodhi me prezumimin tim të pafajësisë, pasi askush nuk e meriton këtë linçim publik. Kam marrë të gjitha llojet e kërcënimeve përmes mediave sociale. Që nga e diela, avokati im ka mbledhur materiale për të filluar një veprim juridik. Kam mbështetjen e plotë të klubit dhe këtë ma ka konfirmuar vetë presidenti. Mezi pres të zgjidh këtë çështje dhe të rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency